Autostrada në Stajkovc nuk funksionalizohet plotësisht (VIDEO)



Gjatë vërshimeve të 6 gushtit pësoi edhe autostrada në fshatin Stajkovc, e cila për momentin është funksionale vetëm për nevojtarët të cilët doemos duhet të kalojnë asaj rruge, raporton SHENJA.
Gjithçka e rrënuar për 21 ditë dhe autoritetet ende nuk kanë arritur në gjendjen normale. Rrëshqitja e dheut dhe asfalti i dëmtuar e bëjnë të pakalueshme këtë pjesë.
Edhe pse kjo autostradë frekuentohet nga banorët përreth po ashtu edhe nga të huaj të cilët vetëm si kalojnë transit për të arritur në destinacion të caktuar dëmtojnë veturat dhe u shkaktohet stres vozitësve.
Në çdo moment kalimtarët janë të rrezikuar nga shembja e asfaltit ose nga rrëshqitja e dheut, por ata vazhdojnë të kalojnë këtë rrugë.
Nuk ka asnjë shenjë për të treguar rrezikshmëri nuk figuron në autostradë.
Deri tash autoritet përgjegjëse kanë deklaruar se nga vërshimet e 6 gushtit dëmet më të mëdha i pësuan shtëpitë, prandaj ato janë prioritet. Ndërsa, dëmtimet e pësuara në autostradë do të rregullohen më vonë.