AUTOSTRADA SHKUP – TETOVË ËSHTË BLLOKUAR NË GRUPÇIN

214

Qarkullimi në autostradën Shkup-Tetovë nga ora 10:00 është bllokuar në të dy drejtimet për shkak të grumbullimit të qytetarëve në Grupçin.

LAMM-ja informon se qarkullimi orientohet në rrugën rajonale.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

Comments