Avionet F-16 grekë dhe turq përfshihen në ‘përleshje’ mbi Detin Egje!

664

Forcat Ajrore Turke kryen një seri provokimesh kundër Greqisë, pasi avionët Turq kryen gjithsej 29 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Detin Egje, ndërsa në dy raste Forcat Ajrore Greke u përfshinë në luftime ‘qenësh’ “Dogfight” me avionët pushtues.

Katër avionë luftarakë F-16 – dy prej të cilëve ishin të armatosur – dhe katër aeroplanë spiunë CN-235 fluturuan të hënën mbi Egjeun Veri-Lindor, Qendror dhe Juglindor.

Avionët turq gjithashtu shkelën rregullat e trafikut FIR në gjashtë raste, citon Protothema.gr. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, avionët e mësipërm u identifikuan dhe përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe praktikën e vendosur.

Comments