Avokatit të familjes Zejnullahu i mohohet hyrja në seancën dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan

60

Nën masa të rrepta sigurie, pesë policët Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, u sollën sot përpara trupit gjykues në Lipjan, lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vejçarti Agon Zejnullahu.

Teksa seanca është njoftuar të mbahet e mbyllur për publikun, jashtë saj ka mbetur avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, shkruan IndeksOnline.

“Unë erdha sot të marr pjesë në seancën e cila mbahet lidhur me kërkesën për përcaktimin e paraburgimit nga ana e Prokurorisë. Mirëpo, çuditërisht, gjyqtarja e procedurës paraprake më refuzoi me marrë pjesë në seancë dhe me mbetë i informuar, si përfaqësues i palës së dëmtuar. Unë kërkova sqarime dhe insistova disa herë, mirëpo qasja ishte e tillë, që nuk duhet të marr pjesë” tha mes të tjerash avokati.

Ky është deklarimi i plotë i tij:

Comments