Baba i tre fëmijëve! Kush është shqiptari që mbeti i vrarë me bukë në dorë gjatë përplasjes së bandave

600

Një sherr i vjetër mes dy bandave të skeduara ditën e djeshme në Kavajë nisi si një ‘sqarim’, por përfundoi ne të shtëna armësh.

Plumbat kapën fatkeqësisht një 50 vjeçar, kalimtar i rastit dhe pa asnjë lidhje me natyrën kriminale të të rinjve që po qëllonin njëri- tjetrin me plumba.

Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç, mbeti viktimë dhe u dergj në rrugë. Në dorë mbante një bukë që sapo e kishte blerë. Hasalliu po i drejtohej banesës, por jeta e tij u pre në mes për shkak të plumbave të dy bandave kriminale.

Hasalliu ishte baba i tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Kishte mbi 40 vite që jetonte në Kavajë dhe puna e tij ishte roje nate në një biznes privat të qytetit të vogël shqiptar.

Banorët e zones deklaruar për median duke thënë se plumbat shkonin kudo, madje edhe disa makina që ndodheshin dhjetëra metra larg u goditën nga fishekët. Dy plumba i morën jetën Ramazan Hasalliut.

Vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, ndodheshin në lokalin e tyre (të Dedejve) për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu. Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të paktën 15 plumba kundër njëri-tjetrit. Si pasojë e të shtënave, 7 persona u plagosën, përfshi këtu edhe vëllezërit e përfshirë në konflikt Rustem dhe Elton Dedej, që aktualisht ndodhen në Spitalin e Durrësit. Sherri i hershmë mes të rinjve ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Comments