Bahtiri: Të lirohet Thaçi, ose të ndërpritet dialogu me Serbinë


Në oborrin e Komunës së Mitrovicës, punëtorët e administratës komunale, të prirë nga Kryetari Agim Bahtiri, sot mbajtën një tubim protestues duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë së Kosovës për këtë rajon, Nehat Thaçit, i cili po mbahet në burg me akuzën për “terrorizëm”.
Bahtiri ka deklaruar se kërkesa e tyre është që të bëhet presion mbi Beogradin dhe të ndërpritet dialogu me Serbinë derisa të lirohet Nehat Thaçi.
I pari i Mitrovicës po ashtu ka paralajmëruar se nëse lirimi i tij nuk do të ndodhë, do të ketë protestë tjetër të fuqishme.
Kujtojmë se Thaçi u arrestua në hyrje të Serbisë, pas urdhrit të lëshuar nga ky shtet për terrorizëm.