Bajqinovci i VV-së: Koalicioni PDK-LDK do kristalizohet pas zgjedhjeve në Podujevë

407

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, po parashikon se koalicioni mes PDK-së e LDK-së në nivelin qëndror do të zyrtarizohet pas përfundimit të zgjedhjeve në Podujevë.

Këto komente ai i ka bërë në një postim që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Koalicioni në nivelin qendror mes LDK-së dhe PDK-së do të kristalizohet menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, hyrja e PDK-së në qeverinë Hoti është aktualizuar si temë jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, pas aktakuzës së konfirmuar nga Specialja ndaj kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli dhe nisjes së gjykimit ndaj tij në Hagë. /Lajmi.net/

Comments