Bajram Rexhepi: Çdo vendim i Këshillit Komunal do të publikohet brenda 24 orëve
Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka premtuar transparencë të plotë në punën e Këshillit Komunal, duke theksuar se qytetarët do të kenë qasje të menjëhershme në çdo vendim që merret në emër të tyre.
Në një postim në rrjete sociale, ai shkroi:
“ VENDIMARRJE TRANSPARENTE
Nuk kamë vend për politika pas dyerve të mbyllura!
Çdo vendim i Këshillit Komunal do të publikohet në faqen zyrtare të komunës, jo më vonë se 24 orë pas mbledhjes.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë:
për çfarë është votuar,
kush e ka mbështetur,
dhe si ndikon vendimi në jetën e tyre të përditshme.
Asnjë dokument i fshehur, asnjë marrëveshje nën tavolinë.
Tetova e Hapur do të thotë që qytetarët të kenë qasje të plotë te çdo vendim që merret në emër të tyre.
Transparenca është garancia më e fortë për besim dhe llogaridhënie.
#Besëlidhja
#AleancaKombëtarePërIntegrim
#BashkëPërTetovën ✅”