Bajram Rexhepi: “Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova dhe vullneti i qytetarëve”
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca për Kombin dhe Integrimin (AKI), Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe përfaqësues biznesesh në bulevardin “Ilinden”, ku ka dërguar mesazhin se beteja për Tetovën vazhdon më 2 nëntor.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rexhepi ka theksuar se vullneti i lirë i qytetarëve do të triumfojë, duke shprehur bindjen se Tetova do të fitojë përmes bashkimit dhe pjesëmarrjes aktive në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Sot, në mesin e qytetarëve dhe bizneseve në bulevardin ‘Ilinden’, për të dhënë mesazhin se beteja për Tetovën vazhdon më 2 Nëntor!
Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë dhe vullneti i qytetarëve.
Si asnjëherë më parë, kemi një kontratë me qytetarët dhe me të gjithë ata që ia duan të mirën këtij qyteti, pa përjashtim,” – ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Rexhepi ka shtuar se fushata e tij është përqendruar në bashkëpunim me qytetarët, transparencë dhe zhvillim të Tetovës, ndërsa ka bërë thirrje që çdo votë të jetë zëri i ndryshimit në këtë garë të rëndësishme për qytetin.

