Bajrami: Kurti mbështillet me flamurin kuqezi për ta fshehur korrupsionin

79

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka folur për korrupsionin gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se Kurti ditë e natë punon kundër demokracisë së Kosovës, ndërkaq ka shtuar se sa herë tenton të mbrohet nga skandalet përdorë flamurin Kombëtar.

“Mbështjellet me flamur kuqezi për ta mbuluar korrupsionin. Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës. Nuk e ka njohur as më herët shtetin e që katër vjet e gjysmë e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze. E njeh atë çfarë dëshiron, por e ka sulmuar atë që nuk e dëshiron”, ka thënë Bajrami.

Comments