Bajrami për Kurtin : Më shumë identifikohet me flamurin e NOA-s, se atë kombëtar
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ia ka hequr kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, flamurin kombëtar duke e vendosur atë të kompanisë NOA Energy
Bajrami nga foltorja e Kuvendit të Kosovës iu ka bërë thirrje votueseve të LDK-së, dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të punojnë për të hequr maskën Albin Kurtit, raporton Periskopi.
“Albin Kurti nuk ka mundësi dhe ne nuk duhet me lejuar me u mbështjellë me flamurin Kuq e Zi sa herë që ai ka nevojë. Albin Kurti pas 4 viteve pushtet më shumë identifikohet me flamurin e NOA-s. Me flamurin e 2 mijë 550 kontratave një burimore. Albin Kurti mbështjellët me flamurin Kuq e Zi për ta mbuluar korrupsionin. Por korrupsioni nuk mbulohet me flamurin Kuq e Zi. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës çdo ditë. Ai nuk e ka njohur edhe më herët shtetin e Kosovës. Ai që 4 vjet e gjysmë e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze”, ka thënë Bajrami./Periskopi/