Ballkani i trazuar!

527
fresco

Ofenziva diplomatike serbo-ruse kundër Kosovës dhe projektetet për destabilizim në veri të Kosovës përmes levave të tyre si pakicës serbe që përdoret për interesa të çetnikëve të Beogradit, janë kërcnim real për integritetin teritorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Kësaj valle të antishqiptarizmit i janë bashkuar pinjollët e Solanës si Borrellët dhe Lajçkat duke e quajtur ndërhyrjen e qeverisë së Kosovës kundër krimit të organizuar si aksione të pakontrolluara dhe të papranueshme, duke i dhënë kështu këtyre bandave inkurajim për destabilizim të veriut edhe ashtu të trazuar.

Europa plakë kjo shtrigë e vjetër, së bashku me aleaten e vjetër serbe akoma nuk është ndarë nga mentaliteti mesjetar i shtrirjes së aleancave të vjetra gjeostrategjike dhe nga dominimi i sferës së interesit në Ballkan kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.
Tëshmë është dëshmuar qëndrimi i saj neutral ndaj pavarësisë së Kosovës si shenjë e mosdskordimit që ka ajo në lidhje me shtetin e ri, janë vazhdim i politikës së pandërprerë dhe urrejtjes racore përmes paraqitjes së herëpasherëshme të ndjenjave shovene dhe antishqiptare, qëkur se ajo ndau arbitrarisht trojet shqiptare në Konferencën e Londrës, por vazhdon të ushqej edhe më tej këto ndjenja të mentalitetit të saj mesjetar për dominim dhe aleanca të vjetra në Ballkan.

Por, përkundër këtyre reagimeve të njëanëshme të zyrtarëve të europës plakë detyra e qeverisë së Kosovës është të shtrij autoritetin në të gjithë vendin dhe se ndërhyrjet dhe kritikat e linjës pro ruso-serbe për aksionin e policisë së Kosovës në veri kundër bandave kriminale në veri të vendit, janë inkurajim për destabilizim të situatës politike në veri që nuk do të kalojnë pasi do të gjejnë përgjigjen e fuqishme të aleatëve tanë në këtë situatë.

Pas këtyre ngjarjeve të orkestruara nga Beogradi ka ardhur koha që në takimet e radhës qeveria e Kosovës të kërkoj reciprocitet për shqiptarët e Luginës për aq sa kërkojnë çetnikët e Beogradit për serbët e tyre në veri të Kosovës.

Ballkani i Hapur tashmë për shqiptarët si komb ka vdekur si projekt pansllavist në Kosovë dhe se përpjekjet e Edvin lemerisë për ta futur Serbinë e çetnikëve mes për mes Shqipërisë si kal Troje do të dështojë me turp.
Medai Shaholli

Comments