“Ballkanit të Hapur” më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë takohen Rama, Vuçiqi e Zaevi

403

Takimi i radhës për iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë.

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Se Vuçiq do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediet serbe.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.

Comments