Banorët e Hasanbegut:” Kurrë nuk do t’a harrojmë ndihmën që dha Turqia

210

 

“Do t’u jemi mirënjohës përgjithmonë” -kështu shprehen banorët e Hasanbegut për ndihmat e jashtëzakonshme që ka ofruar shteti turk ,shoqatat joqeveritare dhe institucionet e shtetit për këtë lagje të përmbytur dhe të traumatizuar nga tragjedia që pësuan disa ditë më parë ku humbën shumë njerëz nga vërshimet dhe dëmet kanë qenë skajshmërisht të mëdha.Ata erdhën ndihmuan me gjithë forcën që në momentet e para dhe të hënën pas shumë ditësh ndihme në këto momente më të vështira që po përjetojnë banorët e Hasanbegut, u kthyen në Turqi pasi misioni i tyre është përmbushur.

Banorët e Hasanbegut nëpërmjet Faktiditor thanë se si askush tjetër ata kontribuan në këto çaste të trishta që e ka kapluar secilin njeri që jeton në vështirësi të skajshme në atë lagje ndërsa ndihma e tyre e ka zbutur tejmase situatën .Turqia ndihmoi me makinerinë e vet në pastrimin e shtëpive të mbuluara nga balta, mbeturinat , bënë pastrimin e kanaleve dhe shumë forma tjera të angazhimit të tyre pa asnjë kusht, vetëm me qëllimin human dhe njerëzor që ka lehtësuar gjendjen e atij vendi thuajse të shkatërruar tërrësisht.
Pas shumë ditësh qëndrimi në Hasanbeg një pjesë e kontigjentit turk të ndihmave u larguan nga kjo zonë , por një pjesë tjetër është akoma aty për të ndihmuar më tej.Gjatë largimit banorët i kanë përcjellë në mënyrën më mirënjohëse duke shprehur falemenderimet më të mëdha për këtë humanitet të treguar./Faktiditor/.

 

Comments