Banori i Hasanbegut: Deri tani s’na ka vizituar askush , Politikanët nuk dua ti shoh në obor ! (Foto+Video)

102

 

Moebel THEMA

13942389_1076368192450922_236787391_n

 

Popullata shqiptare në fshatin Hasanbeg edhe sot pas ditës së katërt të vërshimeve vazhdojnë të ngelen pa ndihma. Ata po mundohen me të gjitha forcat të pastrojnë shtëpitë e veta, ndërkohë që po mundohen tu ndihmojnë edhe fqinjëve të tyre, pasi policia, ushtria dhe ndihma e shpejtë nuk po i ndihmojnë në pastrimin e shtëpive të tyre. Këta të fundit janë duke i anashkaluar shqiptarët, duke i dalë në ndihmë vetëm maqedonasve. Gazetarët e “Lajm”  ishin në lagjen Hasanbeg, konkretisht në lagjet e harruara shqiptare, ku mes tjerash banorët ndjehen të surprizuar nga vizita e tyre dhe falënderonin gazetarët tej mase sepse siç thonin ata deri tani askush nuk i ka vizituar. “Ju jeni të vetmit që keni ardhur të na vizitoni. Na kanë harruar. Jemi duke u munduar vet siç edhe po e shihni, nuk kanë ardhur as të na shohin e jo të na ndihmojnë. Kemi nevojë për shumëçka edhe atë gjëra elementare për jetesë. Nuk kemi as ku të flejmë”, shprehet i revoltuar Sulejman Fejzullahu për “Lajm”, i cili dukej shumë pesimist se shtëpitë e tyre mund ti përshtatin për banim.

Comments