Barack Obama nuk ndryshon qëndrim për drejtorin e FBI-së, James Comedy

217

obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ende ka besim në aftësitë e drejtorit të FBI-së, James Comey, për të udhëhequr FBI-në, njofton Shtëpia e Bardhë.

Comey është përballur me kritika intensive për mënyrën se si i ka trajtuar hetimet ndaj përdorimit të emailit privat të Hillary Clintonit, gjatë kohës kur ishte Sekretare e Shtetit, transmeton Express.

“Presidenti e sheh Comey si njeri i integritetit, njeri të principeve,” ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

“Qëndrimet e presidentit për të nuk kanë ndryshuar. Ai vazhdon të ketë besim në aftësitë e tij për të udhëhequr FBI-në,” ka thënë ai.

Comments