Baraliu: Pres nga Kurti fjalimin ku ai kërkon ndjesë për gabimet dhe merr përgjegjësi

443
fresco

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se ajo çka pret nga kryeministri Kurti është një fjalim ku ai shpreh keqardhje dhe kërkon falje për gabimet në menaxhimin e pandemisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti duhet t’i “lus qytetarët e idhtarët e tij të vaksinohen”, shkruan lajmi.net.

“Sepse kjo tragjedi do të përfundojë dosido, por a do të përfundojë në mënyrë pasive apo aktive dëshmon vet fibrën e shoqërisë sonë – ose si një shoqëri e pjekur dhe stoike, ose si një e brishtë në zhdukje e sipër”

Më tutje ai ka thënë se në keto situate dallohen liderët e vërtetë, ata që i japin drejtim popullit./Lajmi.net/

Comments