Barcelona afër finales, fiton Atletikon e vështirë në “Kalderon”

209
fresco

Image result for Atletico Madrid Barcelona 01 02 2017 \
Barcelona në mënyrë briliante pjesën e parë shkatërroi në mes të Madridit skuadrën e Atletikos transmeton Faktiditor.ch.Shanse pa fund por ishte Neymar që është larg formës ndërsa Barcelonës tashmë i kanë mbetur dy nga tre sulmuesit ” vrasës”.Suarez bën mrekullinë duke marrë një top në mënyrë krejtësisht individuale dhe ashtu sic e fillon edhe e përfundon gjithcka për ti dhënë avantazhin blaugranave në një stadium dhe skuadër të vështirë.Më pas ishte Messi me një gol spektakular që dyfishon shifrat.Neymar jo që nuk shënon por e sjellë në krizë skuadrën aq më tepër kur nuk vulos takimin janë kundërshtarët që e shfrytëzojnë këtë.Në pjesën e dytë Atletiko luajti më mirë dhe goli që shënoi Griezman i dha forcë dhe nuk është se nuk pati raste tjera barazimi.Por kjo fitore edhepse nuk do të thotë asgjë e siguruar nga Barcelona, është megjithatë një hap përpara drejt finales dhe mbrojtjen e titullit në këtë kompeticion.Ndeshja kthyese do jetë sërish një sfidë e hapur por që favorizon Barcelonën në këtë përballje që në fakt është finale marrë parasysh faktin se secila skuadër do ketë përballje të lehtë midis Alaveshit dhe Celta Vigos që përballen poashtu midis tyre në gjysëmfinale të “Copa del Rey./Faktiditor.ch/.

 

https://www.youtube.com/watch?v=G-oPHK73fjU

https://www.youtube.com/watch?v=jAVu2gdaKE8

https://www.youtube.com/watch?v=ODFy9qlfK2w

Comments