Barcelona i shënon “golin” e parë Real Madridit (FOTO)



Barcelona ka fituar duelin e parë me Real Madridin para “El Clasicos” në fushë më 3 dhjetor.
Barcelona ka bërë goditjen e parë në pritje të “El Clasicos”.
Gjiganti katalan pret Real Madridin në Camp Nou më 3 dhjetor.
Por, ata kanë shënuar “golin” e parë duke dalë para rivalit të madh sa u përket të hyrave.
Sipas një komunikate të publikuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, klubi katalan ka deklaruar të hyra prej 679 milionë euro për sezonin 2015-16, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse, Real Madrid është ndalur në shifrën prej 581 milionë euro.