Barcelona kërkon Mario Manduzkic nga Juvja

116
hi-res-c20df726aa319fa64892c08d210297de_crop_north

Moebel THEMA

Barcelona është në kërkim të një përforcimi në sulm. Katalanasit po punojnë për ti dhuruar trajnerit Luis Enrique një alternativë për tredhembëshin e mrekullive Neymar-Suarez-Messi.

Duke parë vështirësitë që prezanton misioni për të arritur te një sulmues i ri, tashmë synohet një sulmues me eksperiencë që të jetë gati për të dhënë një kontribut të rëndësishëm atëherë kur do të jetë e nevojshme.

Ky sulmues mund të vijë nga Seria A, pasi morën refuzimin e Carlos Bacca që pret Napolin, në shënjestër të blaugranave ka përfunduar Mario Mandzukic.

Me më pak hapësira te Juventusi ku është transferuar Gonzalo Higuain, kroati 30-vjecar mund të joshet nga një rikthim në La Liga ku ka luajtur më parë me Atletikon e Madridit në sezonin 2014-2015.

Comments