Barcelona shkatërron Eibar-(FOTO-VIDEO)

268
fresco

Image result for Eibar Barcelona 0: 4
Barcelona fiton ndaj Eibar por humb një ndër lojtarët më të mirë Sergio Busquets/Ai u lëndua nga një ndërhyrje e ashpër që në fillim të ndeshjes dhe akoma nuk ka ndonjë të dhënë sa do të mungojë.Pikërisht ai që ishte zëvendësuar i Sergio shënoi golin e parë transmeton Faktiditor.ch.Ishte Denis Suarez që shndërroi në gol një top të devijuar pasi Messi kishte tentuar më herët në të njëjtin aksion.Barca pati edhe disa raste të pastra përfshirë shtyllën e Suarez në fund të pjesës së parë dhe dështimeve të mëdha nga Neymar jashtë forme dhe me shumë gabime .Në pjesën e dytë një perlë e Messit nga një asist i Luis Suarez për të dyfishuar rezultatin në një ndeshje jo dhe aq spektakulare por shumë e ashpër në të njëjtën kohë.Suarez nuk kishte si mos shënonte pasi i vodhi një top kundërshtarit dhe nga një situatë e vështirë stabilizon gjithcka rreth lojës dhe rezultatit.Në shtesë listës së shënuesve iu bashkua edhe Neymar që ishte më i dobët i ndeshjes por rezultati i thellë i harron të gjitha.Një lëndim në fund morri edhe Jordi Alba por duket se nuk ishte edhe aq serioz, në të kundërtën lëndimet te blaugranat janë bërë për ti marrë seriozisht ndeshjet e rradhës sepse edhe Iniesta nuk u përfshi sonte në formacion nga ai lëndim që morri në ndeshjen për Kupën e Mbretit kundër Sociedad në mesjavë./Faktiditor.ch./

 

 

Comments