Baroni i Strugës, ndërron flamurin e partisë!
Baroni i Strugës dhe i mafies së nëntokës kapedani Merko,( Marko) pasi nuk e propozoi më subjekti i tij për kandidat të Strugës, ku kishte “shirë lëmin” e pushtetit dhe leverditë e tij për katër mandate, i prirur nga ladutëria për para baroni Merko pa një e pa dy ia drodhi partisë që “e rriti” dhe e bëri ky që është, duke dalë me një listë të pavarur këshilltarësh nga të cilët fitoi tre keshilltarë në komunën e Strugës.
Kështu, Merko kapedani ndërron flamujt e zemrës nga njëri-te tjetri sipas pragmatizmit, duke iu bashkuar komitëve të VMRO-së në marrëveshje sekrete me despotin Micko, ai kërkon t’i shmanget togave të zeza nga gjykimi për bëmat dhe gjëmat e tij në krye të komunës së Strugës për katër mandate.
Me këtë lëvizje të befasishme baroni Merko, në shenjë hakmarrje kërkon të godas ish shokët e tij që nuk e mbështetën më si kandidat për kreun e komunës, duke ia “ndërprerë tagjinë”, ku ai edhe pse i kredhur deri në fyt në kënetën strugane të korrupsionit, shpresonte të zhavste tendera dhe leverdi të tjera nga paratë publike për katër vite të ardhshme, por ata zgjodhën një tjetër kandidat nga koalicioni opozitar.
Dalja e Merkos me listë të veçantë këshilltarësh ku nga ajo listë fitoi tre mandate dhe pas konsituimit të Keshillit Komunal, ata me shumë gjasa do t’i bashkohen si kolonë e pestë koalicionit të këshilltarëve komitë në Këshillin Komunal, si barrierë dhe shantazh për opozitën në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të ri të Komunës.
Raundi i dytë më 2 nëntor do të jetë beteja ku do të “thyhen heshtat” mes doktor Arsimit dhe Mendi oligarkut të Mickos, ku renegati Merko me sejmenët e tij do ta mbështesin kandidatin e varur të Mickos, pasi marrëveshjet e fshehta duhet të respektohen dhe votat e tyre do të shkojnë për lolon e Mickos.
Cili do të jetë fituesi vështirë për ta parashikuar, sepse votat e të pavendosurve do të bëjnë diferencën që do ta përcaktojnë fituesin.
Kësisoj Baroni i Strugës Merko, ndërroi kampin dhe flamurin e partisë sipas pragmatizmit të tij dhe babëzitjes për para, duke u bashkuar me gjithsecilin që i ofron para dhe pushtet!
Medai Shaholli

