Basha: Vendimi për Berishën nuk cenon marrëdhëniet e shkëlqyera mes ShBA-së dhe PD-së

432
fresco

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulëzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit të SHBA-së për futjen në listën e zezë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Kreu i PD-së, ka thënë se “vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cenon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë”. Madje Basha përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky vendim nuk cenon marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA ka shpallur “Non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij. Lajmi u bë i ditur sot përmes një postimi në Twitter nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken./21Media

Comments