Bashkimi i te konsumuarve

507
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

midle

Urim SALIHU
Si asnjehere me pare opozita nuk ka qene me e percare – te tjerat jane reklama, nje manipulim me opinionin .Ndoshta publiciteti , te fotografohesh para mediave duke shternguar duart te krijon pershtypjen se i bera njerezit per vete por ju shume mire e dini se kjo e verteton te kunderten.Nuk ka bashkim opozitar te dalesh ne menyre te fryre ti bindesh te tjeret se prej sot nis nje faqe e re e historise kur ne ekrane shohim njerez qe kane humbur kredibilitetin po aq sa disa njerez te pushtetit.Nuk nis ndyshimi me njerez te konsumuar ne politike qe kane patur privilegje te pafundhme,poste, luks dhe na qenkan kombetare qe duan ti luftojne sic thone antikombetaret . Vetem per faktin se sot kane krijuar subjekte do na sjellin lirine dhe te drejtat e shqiptareve kjo nuk i shperlan ata nga pergjegjesite sepse edhe ata jane pjese e politikes dhe e deshtimit.Une per vete nuk i besoj ketij mashtrimi te hapur.Bashkimi i vertete i opozites do ishte fakti qe ne fillim ata mos ishin te percare.Jo vetem qe u krijuan shume subjekte politike, por ata u ndane ne dysh dhe humben edhe ate pak force qe kishin.Brenda atyre subjekteve behet nje lufte brenda llojit dhe fundi do jete i deshperuar sepse shumica do humbin ne zonat e tyre elektorale sic ka ndodhur rendom.Tash ne Maqedoni nuk kemi opozite te bashkuar sepse ajo nuk ekziston.Opozita e vertete e bashkuar do ishte LR PDSH dhe BESA por duken se rruget e tyre jane ndare tashme.Mbase perfundmisht.Me shume keto unitete behen qe njera te sheh tjetren dhe e kunderta.Kjo formoi blloqe te shumta duke i servuar nje luks BDI-se ne pushtet qe nuk sheh ndonje rrezik aq me teper kur ajo me shume e pastroi partine me disa te ikur se se sa te shoh kercenimin real qe ata mund ta mundin ate , madje ata nuk e munden deri me sot as PDSH-ne qe mbetet opozita me me shume deputete.Koston e gjithe kesaj e ndjejne shqiptaret e deshperuar.Nje votues ka te drejte te thote cdo gje por jo nje politikan i konsumuar qe i ka perzier kauzat personale me ato kombetare.
Force e re politike eshte vetem ajo qe ka nje lider qe nuk ka qene kurre i perfshire me heret ne politike me bluzen e nje subjekti tjeter.Kjo per faktin se askush nuk mund t’ia beje me gisht.Fakti kur je i paster kjo i mbyt kundershtaret.Por..
Force e re qe mund ta trondise cdo gje ne zgjedhje eshte kur nje parti ka njerez qe nuk kane bredhur nga nje subjekt ne tjetrin.Force e re politike eshte ajo qe ofron njerezit me te devotshem , te afte, te deshmuar dhe qe turma i sheh si shprese .Nuk mund te jesh nje force e re politike me njerez te harxhuar qe ose i kane larguar nga partia qe nuk te linin tua krtitikosh liderin e tyre qe me pas u be i larget per ta dhe sot ata e shajne ate me shume se sa ne .Nuk eshte force politike kur lideret e subjekteve te reja i peruleshin liderit te tyre qe sot duan ta sfidojne .Nese partia e tyre deshtoi, bashke me te deshtuan edhe ata.Njerezit e konsumuar ne politike duket se me shume krijojne subjekte jo per ta mundur BDI-ne por per tu hakmarre kunder tyre sepse ata mbase kane llogari te papastruara dhe jo per ceshtje kombetare.Me njerez te harxhuar nuk mund t’u krijosh njerezve nje zgjedhje aq me teper kur ke perballe nje parti shqiptare qe ka gabuar ne qeverisje por qe nuk sheh rrezik real per shkak se ata e dijne se ne terren gjerat jane krejtesisht ne favorin e tyre.Fitoret nuk vijne ne facebook, as sa like ke po ne facebook, fitoret e medha te opozites nuk vijne me njerez te ngjajshem si te pushtetit vetem qe kane ndryshuar bluzen partiake.Shqiptaret jane ne udhekryq.Ata kane nevoje per pozite dhe opozite te forte.Fatkeqesisht deshtimi i rradhes i opozites i fut shqiptaret ne nje erresire politike dhe do te vdes shpresen e shume njerezve qe do mbesin te braktisur pas zgjedhjeve.Kush garanton per ata njerez pas zgjedhjeve.Kush do jep llogari edhe per nje deshitim tjeter. .

Comments