Batuta e Ramës, mediat ndërkombëtare: Trump u tall nga udhëheqësit europianë

70
fresco

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mbi batutën e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e ish-presidentit Donald Trump, i cili përmendi gabimisht një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke pasur në fakt parasysh konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.”

Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “Politico”.

Comments