Bayern gjithnjë e më afër titullit, shënon fitore kundër M’Gladbach

401
fresco

Bayern Munich ka siguruar fitore në minutat e fundit, kundër Borussia Monchengladbach.

Xhiroja e 31-të e Bundesliga tregoi një tjetër fitore të Bayern Munich, kur kampionët fituan 2:1 ndaj Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga talenti premtues i Bayern Munich, Joshua Zirkzee, i cili në minutën e 26’ gjeti rrugën për të tundur rrjetën e Sommer.

Vetëm nëntë minuta më vonë, M’Gladbach reaguan duke gjetur barazimin, me ndihmën e Benjamin Pavard i cili shënoi në portën e tij.

Deri në fundin e takimit të dy skuadrat patën rastet e tyre. I vetmi moment që tregoi golin, që edhe doli të ishte vendimtar për fatin e takimit, ishte ai i minutës së 87′, kur Leon Goretzka dërgoi topin në rrjetë.

Bayern Munich tashmë me këtë fitore numëron 73 pikë dhe mban kreun e tabelës, kurse Gladbach me 56 pikë vazhdon garën për një vend në top katërshe, por duke i lënë mundësinë skuadrës së Leverkusen që të tejkalojë. /Lajmi.net/

Comments