Bayerni e shkatërron Dortmundin
Edhe pse Dortmundi është në super formë, historikisht Bayerni e ka shkatërruar në ndeshje direkte.
Ashtu ndodhi edhe sonte në “Allianz Arena” Bayern Munich dëshmoi fuqinë duke e mposhtur 4-0 Dortmundin, raporton Gazeta Express.
Gjithçka nisi siç duhet për vendasit.
Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin në minutën 17-tw, duke shënuar për 1-0.
Për 2-0 shënoi Serge Gnabry në minutën e 47-të, kurse në atë të 76-të Robert Lewandowski gjeti tjetër gol, shënoi për 3-0. Kurse për rezultatin përfundimtar 4-0 realizoi autogol Mats Hummel në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitore, Dortmundi ka shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe është ngjitur në pozitën e tretë. /Gazeta Express/