BDI kampanjën zgjedhore do ta nis nga Likova, Ziadin Sela nga Gostivari

Koalicionet dhe partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet me 11 dhjetor nesër do ta nënshkruajnë Kodeksin me të cilin do të obligohen për një proces të drejtë dhe demokratikë, transmeton TetovaSot.
Të hënën, me 21 nëntor, nis kampanja njëzet ditore për procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor që do të zgjas deri me 9 dhjetor në mesnatë.
Partitë dhe koalicionet janë duke u përgatitur për mitingje dhe takime me qytetarë. VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” kampanjën tradicionalisht e nis në Ohër, LSDM në Prilep, ndërsa BDI në Likovë dhe Aleanca për Shqiptarët në Gostivar.