BDI: Një vit përçarje dhe izolim, Qeveria e Mickoskit i mbyll dyert Europës

53
fresco

Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

Në një kohë kur qytetarët prisnin rezultate, stabilitet dhe një perspektivë të denjë europiane, Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim.

Kështu, thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes.

Edhe pse integrimi në BE u shpall si prioritet numër një, ky proces është plotësisht i bllokuar, pa asnjë plan dhe pa asnjë perspektivë të parashikueshme për zhbllokim.

Qytetarët tanë shohin në heshtje se si Shqipëria, Mali i Zi, por tashmë edhe vende të tjera të lindjes, po ecin me hapa të sigurt drejt realitetit të ri evropian dhe drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Mickoski dhe rrethi i tij më i afërt, në vend që t’i urojnë suksesin fqinjit, e forcojnë sentimentin anti-shqiptar, duke u kthyer tek parashikimet e tyre personale se “Shqipëria kurrë nuk do të bëhet pjesë e BE-së”.

Në vend që të investojnë në forcimin e marrëdhënieve ndëretnike – si shtylla kyçe e stabilitetit afatgjatë të vendit , Mickoski dhe rrethi i tij i ngushtë intensifikojnë retorikën anti-shqiptare, që është vazhdimësi e mantrës së tyre zgjedhore për “t’i vendosur shqiptarët atje ku e kanë vendin”.

Ky projekt i rrezikshëm monoetnik, në të cilin Mickoski përfshin edhe Prokurorinë, gjyqësorin, oligarkinë dhe një pjesë të sektorit civil, e ndan thellë dhe e polarizon opinionin publik – një proces që do të lërë pasoja afatgjata në rrënimin e kohezionit të brendshëm të shoqërisë.

midle

Zhvillimi ekonomik ekziston vetëm në propagandën e Qeverisë, e cila shtrembëron të gjithë treguesit statistikore për të paraqitur ndonjë numër pozitiv në letër; ndërkohë, qytetarët në realitet përballen çdo ditë me çmime gjithnjë më të larta, paga të ulëta dhe largim masiv të të rinjve.

Drejtësia sociale jo vetëm që është e kapur në baza etnike, por edhe e margjinalizuar, ndërsa institucionet nuk u përgjigjen nevojave themelore të qytetarëve.

Mickoskit i ka mbetur vetëm ta mbajë pushtetin e tij me patriotizëm të rremë, nacionalizëm të lirë dhe retorikë të vjetruar, të frymëzuar nga koha e Millosheviqit.

Kjo Qeveri është e gatshme të bëjë gjithçka për të fshehur të dukshmen: mungesën e vizionit, të dijes dhe të guximit për t’u përballur me sfidat reale të shtetit.

Por shqiptarët po bashkohen.

Përballë kësaj qeverie antieuropiane dhe antishqiptare po formohet një front dinjitoz, kombëtar dhe qytetar, që kërkon barazi, stabilitet dhe të ardhme për të gjithë.

Edhe kundërshtarët më të mëdhenj politikë po i lënë mënjanë dallimet për të mbrojtur dinjitetin, interesin kombëtar dhe për t’ua ofruar qytetarëve atë që kërkojnë: respekt të denjë dhe perspektivë europiane.

Mbetjet e VLEN-it në Qeveri vazhdojnë të drejtohen nga privilegjet me të cilat Mickoski i mban të kapur për pushtetin.

Ata do të mbesin si figurat e fundit të një epoke që po perëndon – epokë që shqiptarët do ta kujtojnë për poshtërimin e dinjitetit të tyre dhe bllokimin e aspiratave të tyre.

Comments