BDI: Zaev të mos i hyj një misioni të pamundshëm

214
fresco
BDI: Zaev të mos i hyj një misioni të pamundshëm

midle

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në zgjedhjet e dhjetorit do ta rrënuaka parimin e instaluar që fituesit në bllokun politik maqedonas e shqiptar të formojnë qeveri. Për këtë nuk do ketë më nevojë pasi sipas parashikimeve të Zaevit, shumë shqiptarë do të votojnë për LSDM-në dhe me këtë do të ndërpritet siç thotë ai “pazarllëku me votat shqiptare në tavolinën e gjelbër”.

Por nga partia e Ali Ahmetit, BDI në mënyrë eksprese iu përgjigjën kësaj partie opozitare se është e pamundshme të rrënohet parimi i instaluar pasiqë LSDM nuk është përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoni, njofton “Dnevnik”.

Lideri opozitar Zaev në intervistën dhënë në një nga televizionet nacionale paralajmëroi se pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, nuk do ketë që vetëm një parti shqiptare e cila do bart korpusin e tërrë votuesve shqiptar vetën për vete. Ai ka përsëitur se me partitë e vogla të shqiptarëve është në dialog kontinual, por pa precizuar nëse janë afër bashkëpunimt eventual parazgjedhor.

“Do të ketë socialdemokrat shqiptar dhe ata nuk janë më mashë për kusuritje të BDI-së e PDSH-së apo të partive tjera si shembull ‘Besa’, Uniteti. Kjo është koha e re. Keqpërdorimi i votave shqiptare i takon kohës së kaluar”, ka paralajmëruar Zaev

Comments