BE propozon 750 miliardë euro për planin e rimëkëmbjes antiCOVID-19

256

Komisioni Europian propozoi një plan prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë nga koronavirusi, nga 500 miliardë që ishte fillimisht.

”Paketa stimuluese do të përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi”, sipas burimeve.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen do të publikojë zyrtarisht propozimin.

Kjo do të krijojë bazën për negociata të plota, pasi 27 vendet anëtare të BE-së nuk po bien dakord me mënyrën e financimit për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut.

Në propozimin e komisionit pritet të përfshihet mbledhja e parave në tregjet e kapitalit, e mbështetur nga garancitë indirekte të shteteve anëtare, të ripaguara bashkërisht gjatë dekadave, një veprim i diskutueshëm ky që do të kërkonte miratimin e tyre unanim.

Comments