Beckham, futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë

‘The Sun’ ka publikuar një artikull në të cilën thuhet se futbollisti David Beckham do të bëhet futbollisti i parë që udhëton në hapësirë.
Këtë futbollisti e ka menduar prej kohësh dhe mesa duket ëndërra e tij do të bëhet realitet.
Raportet gjithashtu thonë se kompania Virgin Galactic – e cila potencialisht do të jetë gati të dërgojë turistë në hapësirë, sipas shefit Richard Branson.
Ende nuk dihet koha e saktë se kur do të bëhet realitet ky udhëtim, por fëmijët e tij mendojnë se do të ishte e paparë. /IndeksOnline/