Bedri Nika fton qytetarët të dalin në votime!
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika ka votuar në qendrën e votimit në fshatin Gllanasell të Drenasit. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që të dalin në votime.
“Faleminderit për qytetarët e Drenasit që kanë treguar përkushtim për këtë para fushatë zgjedhore. Ne sot bashkë me familjen time shfrytëzuam të drejtën kushtetuese për të votuar. Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që të dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre”, tha ai.
Ndryshe, po në të njëjtin vend kanë votuar edhe disa kandidat të subjekteve tjera politike.