Befason Godin: Ky është sulmuesi më i mirë në botë

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, beson që Luis Suarez është sulmuesi më i mirë në botë.
Ai ka thënë fjalë të mëdha për bashkëkombasin e tij, në një intervistë për “ESPN”.
“Suarez është 9-shi më i mirë në botë. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi Godin, përcjellë “Lajmi.net”.
“Është shumë e vështirë për ta markuar atë. Ai është shumë dinak dhe bën lëvizje të shpejta. Ai është sulmues shumë i komplikuar”, shtoi mbrojtësi i Atleticos.