Behgjet Pacolli: Kjo është e vërteta e koalicionit me AAK-në e Nismën!

248
fresco

midle
15327609_1354913747881492_902716883_n-720x478

Pas raportimit të mediave se është arritur një koalicion parazgjedhor ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ky i fundit.

Ai në një shënim në Facebook tha se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim, raporton Gazeta Blic. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Pacolli e Haradinaj kanë publikuar një fotografi, gjë që ka shtyrë mediat të spekulojnë për arritjen e një koalicioni parazgjedhor.

Shënimi i plotë:

Nuk ka asgjë konkrete për ndonjë koalicion eventual me AAK-në, përkundër që në media është publikuar një fotografi e bërë para pak çastesh në shtepinë time ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe mua. Ramushi ishte mysafir i imi, në shtepinë time, dhe kemi biseduar për shumë gjëra por edhe për situatën në vend dhe nevojën urgjente për ndryshim. AKR është në procesin e brendshëm zgjedhor dhe para se të mendoj për koalicione, ajo ka shumë punë për të bërë në riorganizimin dhe faktorizimin e vetë.

Comments