Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i vendit, Behgjet Pacolli, ka marrë sot titullin Doctor Honoris Causa në Bangkok.
Pacolli ka treguar, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, se është nderuar nga Universiteti BudhiSastra, bazuar në vlerësimin e tij për aktivitetin humanitar të Pacollit në arenën ndërkombëtare.
“Unë jam krenar për respektin që tregoi ky komision për mua”, është shprehur ai.
Pacolli ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia e ndarjes së titullit të nderit, në Tajlandë.

