Behgjet Pacollit i vdes motra, postimi prekës i tij

174

Kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, i ka vdekur motra.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pacolli në llogarinë e tij në Facebook, ku ka bërë një postim prekës.

“Motër e dashur, në këtë moment të dhimbshëm, ne na mbete të kujtojmë sebashku momentet e bukura që kemi kaluar me ty, duke u frymëzuar nga gjithçka qe ke bërë për ne. Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell dhe dashuri. Ne ketu do të vazhdojmë të jetojmë sipas mësimeve tua, të bashkuar dhe do të kujdesëm për çdo gjë që të ecim përpara ashtu si ti ke këshilluar dhe ke deshiruar”, ka shkruar Pacolli.

Comments