Bejta tek lagjet Xhamixhid, Dutllëk dhe Lajthia: Gjithandej përkrahje e fuqishme për BDI-në



Lagjet Xhamixhid, Dutllëk dhe Lajthia ishin destinacionet e radhës së shefit të Shtabit Qendror Zgjedhore të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nevzat Bejta.
Në të gjitha takimet me anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët e këtyre vendbanimeve, ajo që binte në sy ishte prezenca e numrit të madh të qytetarëve.
Edhe në këto takime, Bejta vuri në dukje faktin që përçarja e votës shqiptare në më tepër subjekte politike do të dëmton peshën e shqiptarëve të Maqedonisë, prandaj bëri thirrje që votohet Bashkimi Demokratik për Integrim si partia më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, me qëllim që fuqia politike e këtij subjekti politik në qeverisjen e ardhshme të jetë më e madhe.
“Bashkimi Demokratik për Integrim, funksionarët, deputetët dhe unë si kryetar komune çdo herë kemi qenë afër jush për të mirë apo për të keqe. Prandaj, edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit sërish do të jemi këtu dhe do të merremi me problemet që kemi”, tha kryetari Bejtaduke shtuar që vota për BDI-në është një garanc që funksionarët e këtij subjekti do tu qëndrojnë afër njerëzve për çdo nevojë dhe kërkesë ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën.
Duke folur për partitë opozitare, Bejta tha që: “Ato përmendin ndryshime dhe shqiptarizimin, por shqiptarizmin dhe ndryshimet i bëmë Ne”.
“Sot, në Gostivar zbatohet dhe flitet gjuha shqip, përdoret flamuri kombëtar pa pengesa, fëmijët tanë mësojnë në gjuhën e tyre amtare dhe institucionet drejtohen nga shqiptarët. Ju kujtohet para vitit 2005 si dukej Gostivari. Ishte një fshat i madh. Vendosmëria jonë bëri që të rrënohen 1400 objekte paleje dhe qyteti të merr pamjen e një qyteti evropian”, tha Bejta, duke përmendur miratimin e Planit Gjeneral Urbanistik, si dhe ndryshimet e fundit të këtij plani dhe që mundëson ndërtimin e objekteve ka kufizime por konform ligjit dhe rregullave urbanistike.
“Çdo kund ku shkojmë pritemi mirë, këtë mikpritje e shoh edhe sonte këtu në mesin e banorëve të lagjeve të qytetit. Shoh këtu edhe vajza dhe gra, dhe kjo më gëzon. Familjarisht po merrni pjesë në tubimet tona. Ju falënderoi nga zemra për këtë mbështetje të madhe dhe mikpritje të përzemërt. Popullata shqiptare din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në fshatin Raven kemi realizuar shumë projekte, janë bërë shumë premtime. A i kemi realizuar të gjitha kërkesat ? Them që jo, por për çdo ditë punojmë për të realizuar kërkesat kolektive dhe individuale të shqiptarëve”, tha Bejta.