Belgjika përshëndetet nga Kupa e Botës, Kroacia kualifikohet si e dyta e grupit

261
fresco

Belgjika është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi nuk ka arritur të shkojë më shumë sesa një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Anipse sulmoi shumë, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, skuadra e Roberto Martinezit hasi në një rezistencë të fortë nga kroatët.

midle

Romelu Lukaku ishte “fytyra tragjike” e gjithë kësaj drame, pasi, edhe pse pati shumë raste shënimi, dështoi ta bënte një gjë të tillë.

Si përfundim, Kroacia kualifikohet si e dyta e grupit, teksa Maroku merr kryesimin e grupit. /Lajmi.net/

Comments