Berisha me pretendim: Radojiçiq ka nënshkruar kontratë me institucionet e Kosovës nga arratia

206
fresco

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha në emisionin “Raport” në Kanal 10, ka pretenduar se ka fakte, se kryeterorristi Milan Radojiçiq ka nënshkruar kontratë me institucionet e Kosovës nga arratia.

Sipas tij është shokuese kontrata që ka nënshkruar Milan Radojiçiq me Kosovën.

“Kontratën e fundit do ta publikojë në Kuvend të Kosovës. Keni me u shoku çfarë kontrate ka nënshkruar Radojçiqi tani që është në arrati me institucionet e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Comments