Berisha: S’presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike, raporton Ekonomia Online.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.