Berisha thotë se në votim të hapur do ta votojë ‘‘bash kënd të qesin’’: Me kry këtë punë se u bë bajat
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar se në seancën e sotme, ose në atë të radhës, mund të rrëzohet propozimi për komisionin për votim të fshehtë, duke i hapur kështu rrugë kthimit në votim të hapur për kryetar të parlamentit, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se ka deputetë që duan ta rrëzojnë këtë propozim të bërë nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, e që kur të ndodh votimi i hapur pastaj ‘’duhet me kry këtë punë’’.
‘‘Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mundet me u rrëzu ai opsion është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo, atëherë në seancën e ardhshme besoj që do ta rrëzojmë sepse ka njerëz që dojnë me rrezu këtë opsion, kur të dalim në të hapur pastaj duhet me kry këtë punë se u bë bajat’’, ka thënë ai.
I njëjti, tha se pas kësaj ai do të votojë këdo që është kandidat për të kryetar.
‘’More po vallahi për bash kënd të qesin’’, tha ai. /GazetaExpress