Berlusconi iu kishte premtuar prostituta, Monza mposht Juventusin “midis” Torinos
Pas befasisë që ndodhi në “San Siro”, ku Milani u mposht nga Sassuolo, një tjetër ka ndodhur edhe në “Alianz Stadium”.
Monza e ka mposhtur Juventusin me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 20-të të Serie A.
Golat për Monzën e i shënuan Ciurria në minutën e 18-të dhe Dany Mota në minutën e 29-të.
Me këtë fitore, Monza ngjitet në vendin e 11-të me 25 pikë, dy më shumë se Juventusi që është në vendin e 13-të.
Kujtojmë se presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi iu kishte premtuar prostitute lojtarëve nëse do të mposhtnin Juventusin ose Interin. /IndeksOnline/