BESA: BDI lejon diskriminim e eprorëve shqiptarë

199
fresco

midle
levizja-besa-1-300x225
Avancimet e djeshme të eprorëve ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, në mesin e të cilëve nuk kishte asnjë shqiptar, paraqesin një sjellje shqetësuese për koalicionin “Rilindje me Besë”, të cilët shprehen tejmase të habitur që partia shqiptare në pushtet ka lejuar një gjest të tillë, madje as që kanë reaguar për të njëjtën. Zgjedhja pikërisht e datës 28 nëntor, ishte me qëllim të anashkalimit të eprorëve shqiptar.

“Jemi të habitur nga indeferenca e BDI-së ndaj kësaj sjellje të Ivanovit, me çka ushtria, njëjtë si diplomacia po pastrohet nga kuadrot shqiptare. Vetëm me BDI-në në pushtet, Ivanovi mund të tallet në këtë mënyrë dhe të nënçmojë kuadrot shqiptare” , kanë thënë nga Lëvizja BESA.

Ata më tutje shtojnë se po të mos i përfaqësonte një parti e shantazhuar dhe e incizuar, Ivanovi nuk do mund të anashkalojë kështu kuadrot shqiptare, por siç shprehen ata e gjithë kjo e keqe dhe i gjithë ky nënçmim do të marrë fund më 11 dhjetor.

“Duke përkrahur masovikisht Ridefinimin, shqiptarët do të votojnë për një Maqedoni ku jo vetëm presidenti, po i tërë shteti do të funksionojë me konsensus. Deri atëherë kërkojmë nga të gjitha institucionet të përmbahen nga sjellja e vendimeve të dëmshme për shqiptarët. I paralajmërojmë seriozisht se pas ardhjes në pushtet të Rilindjes me Besë, udhëheqësit e institucioneve që eventualisht do të dëmtojnë shqiptarët gjatë kësaj periudhe, do të përgjigjen edhe penalisht”, thuhet më tej në reagimin e BESËS.

Gjithashtu, Lëvizja Besa vlerëson që vetëm një parti e shantazhuar siç është BDI nuk mund të pengojë vendime jolegjitime të një presidenti jolegjitim.

Comments