VMRO-DPMNE: LSDM e ka imponuar skenarin me listën zgjedhore që të inicojë krizë

Pohimet e LSDM-së për gjysmë milionë votues fiktivë në Listën zgjedhore janë me qëllim që të inicohet krizë në vend, e cila pastaj do të hapte hapësirë për vendosje të dygjuhësisë, kantonizimit dhe ndryshimit të Kushtetutës, konsideron VMRO-DPMNE.
“Tashmë nuk ka as dilemë më të vogël se të turpshme ishin gënjeshtrat se nuk ka pasur më shumë se 1,5 milionë zgjedhës. Tashmë nuk ka dilemë se LSDM e ka imponuar skenarin me listën zgjedhore vetëm që të inicojë krizë e cipa pastaj do të hapte hapësirë për realizimin e planit të madh të Zoran Zaevit, i cili nënkupton vendosje të dygjuhësisë, kantonizimit dhe ndryshimit të Kushtetutës. Plan, të cilin Zoran Zaev e ka paralajmëruar para diasporës shqiptare në Zvicër”, thotë VMRO-DPMNE në kumtesën me shkrim për media.
Me mbylljen e Listës zgjedhore, thekson është mbyllur edhe një nga kapitujt më të turpshëm në histori të Maqedonisë së pavarur, në të cilën LSDM tashmë dy vjet e gënjen dhe manipulon opinionin e Maqedonisë se ka pasur gjysmë milionë votues fiktivë.
Vërejtjen e vetme të cilën LSDM-ja e ka dërguar deri në KSHZ, shtohet ishte lista me 38 emra të qytetarëve, të cilët kanë vdekur, e të cilët veçmë kanë qenë të shlyer nga Lista zgjedhore.