Besimi: Situata ekonomike është serioze, por financat janë të qëndrueshme
Ministri i ri i financave Fatmir Besimi prezantoi qëllimet për mandatin e tij katërvjeçar. Ai nuk u përgjigj kur do të miratohet pakoja e katërt e masave ekonomike dhe nëse do të ketë rishikim të dytë të buxhetit. Ajo që dihet është se pakoja e re do të financohet me para nga arka e shtetit, e më pas deri në fund të muajit do të analizohet nëse ka nevojë për rishikim të ri.
Me pakon e re do të përcaktojmë se sa do t’i kushtojë buxhetit, në mënyrë që të gjejmë mjete të mjaftueshme për ta financuar pakon, së pari do ta shikojmë pakon ekzistuese ku ka mundësi për riprogramimm, ku e dimë që deri në fund të vitit ato mjete nuk do të realizohen – tha Fatmir Besimi- ministër i financave.
Besimi thotë se ka trashëguar buxhet në gjendje të qëndrueshme, sepse realizimi i të ardhurave është 65,5% kurse ana e shpenzimeve 68,9%, që është sipas planifikimeve. Nën vëzhgim janë investimet kapitale nëse do të ketë shkurtime te ato që mund të anulohen për momentin.
Deri më sot, 41% janë investime kapitale të realizuara në nivelin e institucioneve shtetërore. Tani bëjmë mikro- analizë nëpër institucione në bazë të projekteve që të shohim në buxhetin e vitit 2020 se sa ekziston pritje reale ato të realizohen siç thuhet në buxhet, nëse nuk ka jo vetëm nga mjetet kapitale por edhe të ketë riprogramim nga vendet tjera – deklaroi Fatmir Besimi- ministër i financave.
Qëllimet e ministrit të ri të financave deri në fund të mandatit të tij janë stabilizimi i ekonomisë me rritje prej 4%, rritja e pagës mesatare në 30% dhe ulja e papunësisë.
Andrea Cobanova