Bideni nominon amerikanin e parë mysliman për gjyqtar federal
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nominuar gjyqtarin e parë federal mysliman në historinë e vendit për Gjykatën e Qarkut Amerikane, shkruan “Anadoly”, transmeton “Zeri.info”.
Nëse zgjedhja e tij konfirmohet nga Senati, Zahid Quraishi do të bëhet myslimani i parë që mban atë pozitë në New Jersey.
11 kandidatët e Bidenit për gjykata janë shumë të ndryshëm, duke përfshirë tri gra afro-amerikane për gjykata të qarkut: gruan e parë aziatiko-amerikane për Gjykatën Amerikane të Qarkut për Qarkun e Washington, D.C., si dhe gruan e parë me ngjyrë për të shërbyer si gjykatëse federale në Kontenë Maryland.
“Këta të nominuar janë përzgjedhur nga mendjet më të mira dhe më të ndritura në profesionin ligjor amerikan”, tha Bideni.
Sipas tij, të gjithë janë thellësisht të kualifikuar dhe të gatshëm për të ndarë drejtësinë me besnikëri në Kushtetutë dhe në mënyrë të paanshme ndaj popullit amerikan, dhe së bashku ata përfaqësojnë një larmi të të kaluarave, përvojave dhe perspektivave që e bëjnë kombin amerikan të fortë.
Quraishi, me origjinë pakistaneze, ishte gjithashtu myslimani i parë që shërbeu si gjykatës i SHBA-së për kundërvajtje në Qarkun e New Jerseyt në 2019.
Lindur në New York City dhe i rritur në New Jersey, Quraishi u diplomua në kolegjin “John Jay” për të Drejtën Penale në 1997 dhe mori doktoratën e tij nga Kolegji “Rutgers” në 2000. /Zëri

