Bilall Kasami: Askush kurrë s’mund të shkelë mbi shqiptari! (Foto + Video)



Koalicioni Rilindje me Besë, sonte zhvilloi tubimin e saj përmbyllës për zgjedhjet që do të mbahet këtë të Dielë në Maqedoni. Simpatizantë të këtij subjekti, përshëndetën kandidatët për deputet në shkollën e mjeksisë në Tetovë, ku u zhvilua ky tubim.
“Kjo është fitore e gjithë shqiptarëve, kundër atyre që u thirrën në emër të shqiptarëve, por që ishin dorë e zgjatur e policisë së Maqedonisë. Këto zgjedhje koalicioni ynë u përball me ata që zvogëluan flamurin tonë kombëtar, me ata që luanin bullgar donin ta na e shisnin si simbolin tonë kombëtar. Fitorja është e sigurtë, por ne e dimë që përballë kemi BDI-në për të cilën nuk vlejnë rregullat demokratike, një parti që i është dorëzuar rrugacërisë… ” tha mes tjerash Bilall Kasami.
Kasami theksoi se BESA e ka për obligim ta mbrojë këtë popull, e asesi ta lë në duar të bandave partiake. Më 11 Dhjetor do të rikthehet krenaria dhe dinjiteti shqiptar në Maqedoni, theksjoi lideri i Besës.
Videon mund ta ndiqni duke klikuar këtu LINKU I VIDEOS