Thaçi: Kandidatët e PDSH-së, besnikë të idesë kombëtare | FOTO

128

 

Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi sonte në Kumanovë takimin e fundit të fushatës elektorale të 11 dhejtorit ku do të mbahen zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi para simpatizantëve të kësaj parite në Kumanovë u tha se nuk ka dilemë se me 11 dhejtor BDI e cila skajshmërisht ka dëmtuar interesin e përgjithshëm të shqiptarëve do të shkoj në histori.

“Nëse në ditën e zgjedhjve më jepni besimin dhe votën tuaj , unë ju premtoj se keqeverisjen e  BDI-së do ta coj në histori. Vetëm ne si parti kemi forcën për të kthyer lirin dhe mirëqenien e popullit shqiptarë, ndërsa ju me votën tuaj keni forcën për të ndëshkuar BDI-në me 11 dhjetor” tha lideri i PDSH-së, Mendu Thaçi.  Ai u tha se pas 11 dhjetorit përkujdesja e tij kryesore do të jetë për Kumanovë.

Për bartësin e listës në njësin zgjedhore numër 2, Orhan Ibrahimi,  11 dhjetori është momenti i duhur për tu dhënë fund brengave dhe problemeve të shqiptarëve të shkaktuara nga BDI.

Partia Demokratike Shqiptare garanton se do të bëj çmos për të kthyer dinjitetin dhe krenarin e shqiptarëve , tha para qytetarëve të kësaj zone Orhan Ibrahimi, sipas të cilit platforma dhe prograim i PDSH-së, jo vetëm që do të eliminoj të gjitha shkaqet e mosfunkisionimit të institucioneve shtetërore kur janë në pyetje shqiptarët, por edhe do të krijoj një ardhmëri më të mirë për fëmijët dhe rinin shqiptare.

Kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi premtoi Mbrojtje sociale dhe pensione për pleqtë. Bursa dhe kredi për shkollimin e rinisë shqiptare dhe më shumë punësime në familjet shqiptare. Ai tha se është i vetëdijshëm që ky program do të pranohet me vështirësi nga partitë maqedonase por, shprehu optimizëm se kjo do të ndodh në bëshkëveprim me faktorin ndërkombëtar. Nëse maqedonasit nuk lëshojnë pe, sipas Thacit, ata do të ndeshen me bashkësinë ndërkombëtare. “Për  të zbatuar platformën dhe Programin e PDSH-së, ai kërkoi votën e shqiptarëve.

Comments