Bilall Kasami luan futboll me të rinjtë – Tetovës do ti japim më shumë investime në sport

Bilall Kasami:
Bashkimi, shoqërimi dhe energjia rinore janë forca më e madhe që ka Tetova!
⚽️ Sonte së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili dhe me aktivistët e forumit rinor, luajtëm një ndeshje futbolli plot pasion, miqësi, buzëqeshje dhe atmosferë të jashtëzakonshme.
Sporti është shembulli më i mirë se si funksionon një ekip: me besim, bashkëpunim dhe vullnet për fitore. Këto janë vlera që duam t’i shndërrojmë edhe në udhëheqjen e qytetit tonë. Tetovës do t’i japim më shumë investime në sport, hapësira ku të rinjtë të zhvillojnë talentin dhe energjinë e tyre, sepse rinia jonë është garancia e së ardhmes.
Në prag të zgjedhjeve lokale, ky është mesazhi ynë: vetëm të bashkuar mund ta fitojmë ndeshjen e madhe për Tetovën. Me një ekip të fortë, me vizion të qartë dhe me mbështetjen tuaj, Tetova do të ecë drejt fitores së sigurt!